Messi i befasuar me pritjet e Ospinas (video)

Kanë bërë xhiron e botës pritjet fantastike të portierit kolumbian David Ospina, të premten pas mesnate, në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, mes Argjentinës e Kolumbisë.

Në një prej pritjeve më të bukura, Ospina grushtoi një top dhe më pas, kur Mesi me kokë dukej i sigurt për golin, sërish portieri fluturoi duke grushtuar në goditje nga këndi.

Pas ndeshjes, gazetarët pyetën Mesin në lidhje me atë episod dhe fenomeni argjentinas u përgjigj: “Kur e pashë portierin kolumbian të shtrirë në tokë, mendova se nuk do ngrihej. Më pas, kur e pashë që e priti gjuajtjen time, doja të vdisja”, ka thënë Messi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT