Ashtu si gjatë gjithë Copa America, Lionel Mesi ishte më i miri edhe në finale kundër Brazilit.

Ai nuk shënoi dhe as nuk asistoi në finale, por paraqitja që bëri ishte mëse e mjaftueshëm për ta shpallur Argjentinën kampion, derisa e mbylli turneun me katër gola e pesë asiste.

10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën, dhe pas shumë tentimeve, pas shumë finaleve të humbura – më në fund ia doli.

Nuk mungoi festa si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Në dhomat e zhveshjes, ashtu si në fushë, Messi festoi si i çmendur, i rrethuar nga shokët e skuadrës, që gjithashtu janë të lumtur për vete, por më shumë për Messin, që ka marr shumë kritika për dështimet e shumta te Argjentina.

Trofeu që i mungonte, tashmë është në sirtarin e Messit dhe 34-vjeçari pas shumë e shumë kritikave, tani mund të flejë i qet, edhe pasi t’i varë atletet. /Gazeta Express/