Messi është i paparashikueshëm!

 

Lionel Messi edhe pse nuk shënoi gol në duel me Uruguajin, ai ishte ndër më të mirët në fushë, duke ideuar shumë aksione dhe i papërmbajtshëm për kundërshtarët.

Pas takimit trajneri i Uruguajit, Oscar Tabarez, ka thënë se Messi është i paparashikushëm me lëvizjet e tij.

“Ne kishim përgatitur një strategji kolektive, por Messi është i paparashikueshëm. Ju asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë do të bëjë ai, gjithmonë iu befason me diçka”, ka thënë Tabarez.

Argjentina mposhti Uruguajin me rezultat 1-0 me golin e Agueros dhe i duhet vetëm edhe një pikë për ta kaluar grupin në “Copa Amerika”./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT