Messi dhe shokët e tij, betohen se do t’i hakmerren Bayernit

E përditshmja spanjolle “Marca” nxjerrë një histori interesante të përballjes së radhës në Ligën e Kampionëve për Barcelonën, ndeshjen ndaj Bayern Munchen. Lojtarët e Barcelonës thuhet se janë lutur që në short të iu bije Bayern Munchen me misionin e vetëm, hakmarrje.

Kjo skuadër para dy vitesh e eliminoi Barcelonën me turp nga Liga e Kampionëve duke e mposhtur 7-0 pas dy ndeshjeve. Kjo përballje thuhet se i kishte sëmurë lojtarët e Barcelonës dhe se ende nuk e kanë harruar atë. Lionel Messi, Xavi, Iniesta, Pique, Mascherano, Alba, Busquets janë disa nga lojtarët kyq që ishin pjesë e kësaj përballje ku Barcelona ishte turpëruar.
Të njëjtit futbollist thuhet se me dëshirën më të madhe e kanë kërkuar përballjen me Bayernin për tu hakmarrë duke patur mundësinë të fshiejnë nga memoria kujtimin më të hidhur të karrierës.

Madje lojtarët e Barcelonës nuk e kanë problem se ish trajneri i tyre, Pep Guardiola është trajner i Bayernit, anipse që të gjithë thuhet se kanë bërë tifo për Bayernin deri në këtë raund garash. Pas hedhjes të shortit dje, lojtarët në zhveshtore e kanë uruar njëri tjetrin duke thënë se erdhi momenti jonë./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT