Messi apo Ronaldo më i miri? Pele zgjidhë dilemen

 

Gjithmonë ka patur një debat, dhe mbetet ende si dilemë: Kristiano, apo Leo? Sikundër ka patur edhe një pyetje shumë shumë të madhe më parë: Maradona, apo Pele”. Por, së fundmi është vetë legjenda braziliane, Pele ka thënë se nëse do të duhej të zgjidhte njërin në mes të Messit dhe Ronaldos, atëherë ai do të ishte Messi. Zgjedhje e tij, por një preferencë e cila është e dukshme në argumentimin e ish-yllit brazilian. Këto fjalë Pele i ka thënë për Tv “Odena Cero”, mirëpo ka insistuar se të dy lojtarët janë të mëdhenj dhe nuk mund të krahasohen, pasi kanë karakteristika të ndryshme.
“Nuk është se preferoj më shumë Messin apo Ronaldon, pasi ju nuk mund t’i krahasoni ata. Ronaldo është lojtar i madh dhe më shumë sulmues, ndërsa Messi është një lojtarë që shënon shumë gola dhe gjithashtu luan edhe më mbrapa. Në skuadrën time, nëse më duhet të zgjedh njërin, atëherë ai do të ishte Messi”,- tha Pele’.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT