Messenger, mesazhet mund të vetëshkatërrohen?!

 

Facebook është duke testuar në Francë modelin e Snapchat për fshirjen e mesazheve, duke i dhënë mundësi përdoruesve të aktivizojnë opsionin self- destruct një orë pasi është dërguar.

Thjesht duke shtypur një figurë në shenjën e orës me rërë, në aplikacionin e Messenger dhe do të aktivizohet shpërbimi që mbetet aktiv derisa ta fikni vetë. Në këtë mënyrë Facebook ecën në gjurmët e Snapchat dhe Google.

Për shembull, Spanchat e ka opsionin e heqjes së mesazheve kur lexohen, ndërsa platforma e bisedës së Google të jep mundësinë të parandalosh ruajtjen e bisedës në skedarin e historisë.

Në një deklaratë për Buzzfeed, e cila publikoi lajmin për testimin, Facebook thotë: “Duke nisur sot ne po kryejmë një test të vogël në Francë të një mundësie që i jep mundësi njerëzve të dërgojnë mesazhe që zhduken një orë pasi dërgohen.  Mesazhet që zhduken u jep njerëzve një tjetër mundësi zbavitjeje për të zgjedhur, kur bisedojnë në Messenger. Ne presim të shohim reagimin e njerëzve kur ta provojnë”.

/ Top Channel

- Advertisement -

MË TË FUNDIT