Mësoni se ku do të luante Messi në Ligën Premier

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, tashmë ka preferencat e tij se ku do të luante nëse shkon në Ligën Premier.

Daily Star raporton se argjentinasi është i hapur të largohet nga Blaugranët dhe të shkojë në Angli.

28-vjeçari po mendon për një motivim tjetër dhe një sfidë të re, pasi që tashmë ka fituar gjithçka që mund të fitohet dhe gjërat janë shndërruar në monotoni.

Sipas thashethemeve, Messi preferon Londrën para Mançesterit, në këtë rast Arsenalin. Mirëpo, ai kërkon të paguhet 850 mijë euro në javë.

Natyrisht, kur kihet parasysh edhe çmimi i blerjes, ky transferim është thuajse i pamundur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT