Mësoni se çfarë ndodhi minutë pas minute në ceremoninë e Topit të Artë (Video/Foto)

Revista e famshme franceze ‘France Football’ do ta zgjedhë fituesin e Topit të Artë për vitin 2016. Në të kaluarën ky çmim është dhënë në bashkëpunim mes FIFA-s dhe revistës franceze, por na ky vit çmimet do të jepen të ndara.

Ceremonia fillon në ora 17:30, ndërsa çmimi i Topit të Artë pritet të dhurohet në ora 20:00.

Në garë janë 30 futbollistë, ndërsa ata më të favorizuarit janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

LAJME LIVE

7 minuta më parë

Ronaldo fitues i ‘Topit të Artë’

Cristiano Ronaldo është fituesi i Topit të Artë për vitin 2016.

12 minuta më parë

Për Gareth Bale pozita e 6-të

Anësori uellsian që tregoi formë të mirë është renditur i gjashti.

14 minuta më parë

Rihad Mahrez i 7-ti

Algjeriani është renditur i 7-ti në garën e Topit të Artë.

19 minuta më parë

Arritjet kryesore të Ronaldos këtë vit (Video)

Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit, falë suksesit mahnitës me klubin dhe me përfaqësuesen.

31-vjeçari i ndihmoi Real Madridit ta fitonte titullin e 11-të rekord të Ligës së Kampionëve me triumf në finale ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid.

Megjithatë, arritja më e madhe e vitit dhe ndoshta në karrierën e CR7 ishte udhëheqja e Portugalisë drejt shpalljes kampion i Evropës në Euro 2016.

23 minuta më parë

Sensacioni Vardy i 8-ti

Jamie Vardy ka mbetur i teti në garën për Topin e Artë.

27 minuta më parë

Edhe Pepe i nënti

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka marrë pikë të njëjta si Buffon. Ai kishte tetë pikë.

33 minuta më parë

Pozita e 9-të shkon për Gianlugi Buffon

Portieri legjendar Gianluigi Buffon, ka zënë pozitë e nëntë në garën për ‘Topin e Artë’.

46 minuta më parë

Ekipet me më së shumti lojtarë që kanë fituar Topin e Artë

Barcelona është klubi që ka prodhuar më së shumti fitues (11).

Pastaj vijnë Juventusit dhe Milani me nga tetë, Bayeri me pesë dhe Manchester Unitedi me katër. Lexo më shumë…

50 minuta më parë

Aubameyang i 11-ti

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang, ka zënë vendin e 11-të.

56 minuta më parë

Rui Patricio në pozitën e 12-të

Portieri portugez që fitoi Kampionatin Evropian është renditur në pozitën e 12-të. Ai ka marrë 6 pikë.

1 orë më parë

Shtetet që i kanë dhënë më së shumti fitues Topit të Artë

Gjermania dhe Holanda janë dy vendet me më së shumti fitues (7), e ndjekur nga Franca dhe Argjentina me nga gjashtë. Lexo më shumë…

1 orë më parë

Zlatan Ibrahimovic merr pozitën e 13-të

Gjiganti suedez ka zënë vendin e 13-të në garën për ‘Topin e Artë’.

1 orë më parë

Sulmuesit ‘mbretër’ të Topit të Artë, por ky çmim është fituar edhe nga një portier

Sulmuesit mbizotërojnë kur vjen puna te Topi i Artë, pasi ata bëjnë diferencën me golat e tyre. Lexo më shumë …

 

1 orë më parë

Vidal me një pozitë me Pogban

Arturo Vidal po ashtu ka zënë vendin e 14-të me pesë pikë.

1 orë më parë

Pogba i 14-ti

Francezi Paul Pogba ka zënë vendin e 14-të me katër vota. Vendi i 15-të mungon pasi kemi dy lojtarë me pikë të njëjta.

1 orë më parë

Lewandowski i 16-ti

Sulmuesi polak i Bayern Munich është në pozitën e 16-të. Ai mori tri pikë.

2 orë më parë

Edhe Payet në pozitën e 17-të

Edhe francezi magjikë Dimtri Payet ka marrë vetëm një votë dhe është renditur i 17-ti.

2 orë më parë

Vendin e 17 e ndajnë dy yjet e Real Madridit

Toni Kross dhe Luka Modric kanë marrë vetëm nga një votë dhe renditen në pozitën e 17-të.

2 orë më parë

Ronaldo nuk gjendet në Paris, por…

Ronaldo ka udhëtuar së bashku me skuadrën e tij për në Tokio ku do të zhvillohet Botërori i klubeve. Ai sot mbajti edhe një stërvitje të lehtë.

2 orë më parë

Këta janë 30 të nominuarit