Albin Gashi, djali i avokatit të njohur Tomë Gashi garoi në zgjedhjet e fundit nacionale për deputet në listën e Vetëvendosjes.

E siç duket ai nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit, shkruan lajmi.net.

Në një listë të publikuar nga mediat, emri i Albin Gashit nuk shihet të jetë në mesin e 31 kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes.

Ndër kandidatët që kanë marrë më së shumti vota, pas Albin Kurtit është Glauk Konjufca, i pasuar nga Albulena Haxhiu e Arben Vitia. /Lajmi.net/