Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak orësh në fshatin Pozheran të Vitisë. Reporteri.net mëson se burri i cili vrau gruan, dy fëmijët dhe më pas veten është Fetah Zuka, i cili kishte vite që jetonte në perëndim.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Tashmë kanë dalë edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes: