Një person rreth 30-vjeç ka vdekur si pasojë e pemës së rrëzuar nga erëra e fuqishme në lagjen “Pejton” të Prishtinës.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se personi, i cili humbi jetën në këtë rast tragjik është Erdin Haxhiu nga Podujeva.
I ndjeri është goditur nga pema në kokë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Një vajzë, në anën tjetër, ka marrë lëndime trupore, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.
- Advertisement -