Ylli i Barcelonës Lionel Mesi është vënë në qendër të kritikave nga mediat spanjolle ditën e sotme, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet arrogant në timonin e foristradës së tij.
Teksa argjentinasi ishte duke u futur në kompleksin e trajnimit Cadillac Escalade, një grup tifozësh të Barcelonës u mblodhën dhe i prenë rrugën e makinës, me shpreson se ndoshta Mesi do t’u jepte ndonjë autograf, të bënin ndonjë selfie ose të paktën t’i përshëndeste.
Por Mesi nuk u ndal dhe thjeshtë i dha gaz makinës duke kaluar me 25 kilometra në orë megjithëse para tij ishte grupi i tifozëve.
Vonesa për në trajnim apo nevoja urgjente për të shkuar në tualet, sido që të ishte, 27-vjeçari u tregua mospërfillës.
Tifozët të habitur hapin rrugën për të mos përfunduar nën rrotat e makinës së fituesit të katër “Topave të Artë”.
https://www.youtube.com/watch?v=uvC-3ebnGf4