Mesfushori shqiptar zëvendëson Schweinsteigerin te Bayerni?

 

Mediat gjermane kanë shtuar spekulimet për një lëvizje të mesfushorit kosovar me pasaportë zvicerane drejt kampionit të Bundesligës. Ai shihet si një nga lojtarët që mund të zëvendësojë Schëeinsteigerin, i cili nga dje është lojtar i Manchester United.

Por klubi aktual i Xhakës, Borussia Monchengladbachut, nuk e ka në plan të heq dorë nga shërbimet e lojtarit. Kështu shprehet drejtori sportiv i klubit, Max Eberl.

“Graniti këtë verë nuk do të shkojë te Bayern. Lojtarët e vetëm që do të largohen nga skuadra janë Peniel Mlapa dhe Amin Younes. Graniti mbetet me ne dhe këtu nuk ka aspak dyshime”, ka thënë Eberl për BILD. /Telegrafi/DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT