Mesfushori shqiptar refuzon Valencian për Milanin!

Zërave të ditëve të fundit në merkato në lidhje me të ardhmen e heroit të kuqezinjve në ndeshjen miqësore ndaj Francës në Elbasan, u ka dhënë përgjigje vetë Ergys Kaçe në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”.

Mesfushori i talentuar që është vendosur në shënjestër të shumë ekipeve rrëfen gjithçka për ofertat që ka marrë, konsultimin me De Biazin, telefonata me Igli Taren, reagimin e PAOK, mesazhet për super golin me Francën, por edhe ekipin e ëndrrave të fëmijërisë.

Mesfushori shprehet se ka pasur oferta nga disa klube në Europë, duke filluar nga Valencia nga kampionati spanjoll i futbollit, në Itali nga Udinese, por edhe nga Baseli në Zvicër. Megjithatë në fund shqiptari shprehet se ka vendosur që të mos lëvizën nga kampionati grek, të paktën deri në 2017.

“Deri tani më kanë kontaktuar, Udineze, Bazeli, Valencia dhe Trabzonspori. Por, kam një kontratë me PAOK deri në vitin 2017 dhe dua ta respektoj deri ne fund. Drejtuesit e PAOK-ut kanë objektivat e tyre. Rritje rroge? Po, do të ketë, sipas akordeve”, u shpreh mesfushori kuqezi që pranon dhe se De Biazi i ka sugjeruar Udineze ose Bazel, ndërsa ka folur telefonikisht edhe me Igli Taren.

“Me Taren thjesht biseduam… Lacio? Ndoshta në të ardhmen”. Por, mesfushori 21-vjeçar nuk fsheh edhe ëndrrën për të luajtur me Milanin një ditë në Serinë A: “Do të më pëlqente shumë, por nëse do Zoti… Kam që 5-vjeç që jam tifo me kuqezinjtë dhe kampionati italian më pëlqen shumë”, ka shtuar Kace.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT