Mesfushori nga Skocia i thotë “PO” Kosovës (FOTO)

Gramoz Kurtaj e ka vënë veten në dispozicion të Përfaqësueses së Kosovës.

Mesfushori i Hamilton Academical, Gramoz Kurtaj e ka vënë veten në dispozicion të Përfaqësueses së Kosovës.

Shumë futbollistë iu bashkuan ekipit të Albert Bunjakit gjatë muajve të fundit, si rezultat i pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA, ndërsa Kurtaj është njëri prej atyre që po shpreson.

“Jam në listën e lojtarëve që mund t’i thërrasin. Më takon vetëm mua nëse do të paraqitem mirë”, ka thënë Kurtaj për “BBC Scotland”, përcjell Zëri.

I lindur në Prishtinë, 25 vjeçari ka luajtur në Gjermani me ekipet Hertha Berlin, Neustrelitz e Carl Zeiss Jena, ndërsa është transferuar tek ekipi nga Neë Douglas Park këtë verë nga ekipi çek, Banik Most.

Ai synon të bëhet pjesë e ekipit që ka pasion dhe dashuri, i cili debutoi në eliminatoret e Botërorit me barazim ndaj Finlandës, 1:1, falë golit të Valon Berishës.

“Definitivisht po mundohem të bëj gjithçka. Dua të them se çdo kosovar është mjaft krenar me paraqitjen në ndeshjen e parë. Ishte mjaft e mirë ta shihja lojën për 90 minuta dhe isha mjaft i lumtur me barazimin. Njerëzit vërtetë janë të impresionuar me ekipin përfaqësues të Kosovës. Ata do ta njohin edhe më mirë tash e tutje këtë ekip”, ka përfunduar Kurtaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT