Mesazhi i Avdijajt pas debutimit me Shalken (Foto)

Donis Avdijaj është i lumtur që ka debutuar për ekipin e parë të Schalkes.

Talenti i ri i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka debutuar për ekipin e parë të Schalkes, ku ekipi gjerman fitoi 2:0 ndaj Nice të Francës, shkruan Express.

Schalke, e cila tashmë është kualifikuar në fazën tjetër të Europa League, ka fituar 2:0 ndaj Nice, e vlefshme për xhiron e pestë të Grupit I në Ligën e Evropës.

Ylli i Kosovës, Avdijaj, u inkuadrua në minutën e 81-të duke zëvendësuar Bentalebin.

“Rikthimi pas 7 muajve”, ka shkruar Avdijaj në “Facebook”. 20-vjeçari është futbollisti i fundit që i ka thënë po kombëtares së Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT