Mertesacer: Ekipi më i mirë shkoi tujtje

 

Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacer, në deklaratën e tij pas ndeshjes Monako – Arsenal, deklaroi se skuadra franceze meritoi kalimin në raundin tjetër, falë paraqitjes së mirë në ndeshjen e parë.
“Unë mendoj se ekipi më i mirë shkoi tutje. Ata e meritonin këtë për shkak të ndeshjes së parë. Ne kemi ardhur këtu për të provuar absolutisht çdo gjë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Bukuria e Ligës së Kampionëve është se në qoftë se ju luani një lojë jo të mirë, atëherë ju eliminoheni”, tha Per Mertesacker.
Arsenali fitoi 2-0 në Monako, por kishte pësuar 3-1 në shtëpi, dhe u eliminua për shkak të golit që pësoi në “Emirates Stadium”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT