Merret vendim, stafit mbështetës shëndetësorë u vazhdohen edhe 6 muaj kontratat

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një lajm të mirë për stafin mbështetës shëndetësor.

Në një përgjigje për IndeksOnline nga ky institucion bënë të ditur se atyre u është zgjatur kontrata edhe për gjashtë muaj.

“Ne jemi në kontakt çdo ditë me ta dhe ata janë të njoftuar që do të vazhdojnë të punonjnë edhe më tej, sepse kontratat u janë zgjatur edhe për 6 muaj dhe institucionet ku punojnë ata janë të njoftuar me këtë vendim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe, stafi mbështetës ku përfshihen mjekë, infermierë, teknikë dhe të tjerë janë angazhuar në kuadër të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë që nga muaji shtator.

Mbi një mijë punonjës ishin punësuar me kontrata 3 plus 3 muaj në varësi nga nevojat e institucioneve shëndetësore gjatë pandemisë.