Merkel bën për të qarë vajzën nga Palestina

    Kancelaria gjermane Angela Merkel është kritikuar rëndë sot pasi ka bërë për të qarë një vajzë palestineze, refugjate në Gjermani, duke i thënë asaj se nuk mund të ndalojë dëbimin e mundshëm të familjes së saj.

    Vajza ishte në mesin e një grupi nxënësish të shkollave që u mblodhën në qytetin e Rostock të mërkurën, për një takim me kancelaren gjermane.

    Palestinezja e quajtur Reem, tha se kishte qenë në Gjermani me familjen e saj për katër vjet pasi ata u zhvendosën nga një kamp refugjatësh në Liban, por mund të dëbohen në çdo kohë nga Gjermania, sepse ata kishin të drejtën e përkohshme të azilit.

    “Për sa kohë që unë nuk e di se sa mund të qëndroj këtu, unë nuk e di se si do të jetë e ardhmja ime”, ka thënë Reem, rrjedhshëm në gjuhën gjermane.

    “Unë me të vërtetë dua të studioj në Gjermani, është e padrejtë kur shikoj njerëzit e tjerë që gëzojnë jetën dhe unë nuk mund të gëzoj me ta”.

    “Unë e kuptoj se, por ndonjëherë politika është e vështirë”, iu drejtua Merkel.

    “Ju jeni një person shumë i mirë, por ju e dini se ka mijëra e mijëra njerëz në kampet e refugjatëve palestinezë në Liban dhe në qoftë se ju themi se ju mund të vini të gjithë, apo të gjithë ju mund të vini nga Afrika,  dhe ne nuk mund ta menaxhojë këtë gjë”.