Mërgimtarët shqiptarë që po vinin në Kosovë mbesin të bllokuar në Jarinje

Disa automjete të mërgimtarëve shqiptarë që kanë mësyrë Jarinjen për të hyrë sot në Kosovë, kanë mbetur të bllokuar për shkak të masës së serbëve të mbledhur në Rudare.

Po ashtu burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur edhe për bllokim të rrugës nga serbët në fshatin Varage të Zubin Potokut.

E tëra kjo ndodh një ditë para hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga 1 gushti do të hyjë në fuqi vendimi për reciprocitet me Serbinë, për cështjen e njohjes së dokumenteve.

Prej të hënës, në Kosovë, shtetasit serbë që prezantojnë në kufi dokumente identifikuese të lëshuara nga Serbia, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Në veri ka nisur bllokimi i rrugëve me kamionë, pasi një orë u dëgjua alarmi i qytetit. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT