Lojtarët e kombëtares kuqezi po i kalojnë pushimet në vende të ndryshme, kryesisht buzë detit. Mërgim Mavraj bën përjashtim.
Ai u është “qepur” maleve dhe bjeshkëve të Kosovës, duke “eksploruar” livadhet e pyjet plot ajër të pastër.
Nuk heziton t’i hipë kalit, as të hedhë armën e gjahut supit, si një gjuetar i sprovuar.
Përmes fotosh, qendrmbrojtësi kuqezi ka fokusuar disa momente të tilla, duke i përmbledhur nën statusin “Bjeshket tona – Mavraj” dhe hedhur në Facebook.
- Advertisement -