Mërgim Lushtaku: Turp për Qeverinë Kurti, për interesa partiake, hoqi projektin për furnizimin me ujë për banorët e Skenderajt

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar ashpër pas heqjes nga buxheti për vitin 2022 projektin e Ujësjellësit Shipol-Brus’, Mitrovicë, projekt ky që do të zgjidhte problemin e ujit të pijës për banorët e Komunës së Skenderajt, shkruan Drenica Press.

Deputeti Mërgim Lushtaku tha se: “Shembulli më i mirë për një planifikim buxhetor të një anshëm dhe për interesa partiake është heqja e turpshme e projektit të ‘Ujësjellësit Shipol-Brus’, Mitrovicë më vlerë prej 4,871,351 euro. Projekt i cili ka të bëjë më furnizmin më ujë të piijshem për qytetarët tanë në Skenderaj. Kurse ne jemi zotuar që t’i mbështesim çdo projektë që ka të bejë më ujin. Siç e mbeshteta edhe dje në Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Nderkombetare mbi Programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”./DRENICA PRESS/