Mergim Lushtaku, njëri ndër deputetët më të votuar të PDK-së, në dy palë zgjedhjet e kaluara, gjatë ditës së sotme ka takuar rininë e Bashkësisë Lokale të Runikut, shkruan Drenica Press.
Më këtë rast Mergim Lushtaku tha se: “Sot, u motivova edhe më shumë për zgjedhjet e 14 shkurtit, kur pashë mobilizimin e jashtëzakonshëm të rinisë së bashkësisë lokale të Runikut, në Skënderaj. Unë krenohem dhe njëherit jam shumë falënderues për mbështetjen e rinisë që nga kyçja ime në politikë.
Prandaj, gjatë tërë karrierës time politike do të jem veçanërisht zë i tyre, i RINISË!

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme