Mergim Lushtaku, njëri ndër depuetetët më të votuar të PDK -së, ka thënë së e përkrahë fuqishëm idenë që Murat Jashari të bëhet kryeministër i Kosovës për të ndërtuar unitetin gjithëkombëtar, shkruan Drenica Press.

Lushtaku tutje ka shtuar se ky është një qendrim i tij personal dhe jo në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e përfaqëson në Kuvend.

Mergim Lushtaku tha se: “Në lidhje me idenë e formimit të një qeverie me karakter të unitetit kombëtar ku do të drejtohej nga kryeministër Prof. Dr. Murat Jashari. Personalisht, si deputet i Kuvendit të Kosovës, e mbështes fuqishëm një ide të tillë.

Mendoj se kjo është rruga më e mirë që të krijojmë unitet gjithëkombëtar për t’i tejkaluar sfidat e mëdha siç janë: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja përfundimtare, tejkalimi i gjendjes socio-politike dhe ekonomike në vend si dhe fuqizimi dhe finalizimi i shtetit të Kosovës.

Ky është qëndrim personal i imi dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe qendrimin e subjektit politik të cilin e përfaqësoj.”