Mergim Lushtaku e Ganimete Musliu, mysafir nderi në klubin kosovar në Gjermani (FOTO)

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku e Ganimete Musliu ishin mysafir nderi në klubin kosovar në Gjermani, FC Kosova Regensburg. Me këtë rast klubi kosovar FC Kosova Regensburg, i cili kryeson ligën në të cilën garon iu dhuroj nga një top të dy deputetëve në shenjë nderimi, shkruan Drenica Press.
Me këtë rast Mergim Lushtaku tha se: “Sot e shikuam nga afër ndeshjen ⚽️ futbollistike ndërmjet FC Kosova Regensburg dhe Beilngries në Gjermani. Më vjen mirë për arritjet e shqiptarëve në të gjitha fushat, sidomos në sport. Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë. Ata po na bëjnë krenarë çdo ditë me arritjet e tyre.

FC Kosova Regensburg është në vendin e parë 🥇në ligën ku garon dhe shpejt do të avancojë në një ligë më lartë. Si dhuratë shumë të veçantë për mua, pranova një top me nënshkrimet e futbollistëve të FC Kosova Regensburg. Suksese djema e na bëni krenarë!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT