Mergim Lushtaku: Djali i heroit Osman Gecit, daja i Adem dhe Hamëz Jasharit, në mbështetje të PDK-së dhe Fadil Nures(FOTO)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, gjatë ditës së sotme ka takuar djalin e heroit kombëtar Osman Gecit, Besimin.

Lushtaku tha se në këtë takim mora mbështetjen e fuqishme të Besimit, për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për kandidatin për Kryetar të Skenderajt, Fadil Nura.

Mergim Lushtaku ndër të tjera tha se “Në vazhdën e takimeve me mbështetës besnik të Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë që sot ta takoj Besimin, të birin e Heroit Kombëtar Osman Gecit, dajës së Adem dhe Hamëz Jasharit.

Besimi gjithmonë ka qenë mbështetës i madh dhe i palëkundur i Partisë Demokratike të Kosovës.

Edhe në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit, Besimi do t’i qëndroj besnik Partisë Demokratike të Kosovës më nr. #177 dhe kandidatit për kryetar z. Fadil Nura.

E falënderoj nga zemra për mbështetjen e tij, veçanërisht në këto zgjedhje shumë të rëndësishme!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT