Mergim Lushtaku, bën padi në gjykatë për mediumin që përfshiu ortakun e tij në vjedhjen e dy milion eurove (FOTO)

Deputeti i i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku ka bërë padi ndaj një shkrimi që përfshiu ortakun e tij në vjedhjen e dy milion eurove nga thesari i shtetit. Përfshirja e ortakut të Mergim Lushtakut, doli të jetë e pavërtetë dhe në këtë mënyrë deputeti Lushtaku bëri padi ndaj mediumit për këtë lajm.

MergimLushtaku, ushtrimin e padisë në gjykatë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku ndër të tjera tha: Sot me datë 29 tetor 2020, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skënderaj, përfaqësuesi im i autorizuar, avokati Valdrin Behrami, ka dorëzuar Padi për Shpifje dhe Fyerje ndaj Gazetës Online Insajderi.org.

Përkundër bisedës time telefonike me gazetaren Drenusha Canolli, të cilën e pata siguruar 100% që nuk kam të bëj asgjë me krimin e ndodhur në Thesarin e shtetit, kjo gazetë qëllimshëm bëri shpifje të rëndë për të denigruar personalitetin dhe angazhimin tim politik, ku në dy palë zgjedhjet e fundit kam qenë njëri ndër deputetët më të votuar në vend. Shënimi i mëvonshëm i redaksisë se “është përvjedhur një GABIM, përfitues nga paratë e thesarit është Burim Bujupi, asambleist dhe kryetar i klubit të Drenasit, dhe jo ortaku i Mërgim Lushtakut” nuk e shoh fare si gabim, mirëpo kjo është bërë qëllimisht me motive të ndryshme nga kjo gazetë. Për më tepër bindja se është bërë qëllimisht është forcuar edhe më shumë pasi ata po vazhdojnë ende me shpifjen e njejtë, përkundër që ata njëherë veçse e kanë demantuar vetën.

Asnjë lloj shpifje as në të kaluaren, as në të tashmen, e as në të ardhmen nga njerëz të ulët dhe të paguar nga grupe kriminale, nuk kanë mundur dhe as që do të mund të ma dëmtojnë reputacionin e lartë në shoqëri!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT