Mergim Lushtaku: Albin Kurti është kryeministër “axhami” politik, në vend se të merret me Covid 19, ai shkakton kaos politik (FOTO)

Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku, e ka quajtur Kryeministrin Albin Kurti një “axhami politik” duke e kritikuar që Kurti duhej të shpallte gjendje të jashtëzakonshme dhe jo të krijonte kaos politik, përcjellë Drenica Press.

Ky është postimi i plotë i deputetit Lushtaku: “Të dashur miq! Të dashur qytetarë!

Në këtë kohë kur Kosova dhe e gjithë bota po përballet me virusin #Covid19, kryeministri Albin Kurti, në vend që të pranojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, me qëllim që të gjithë mekanizmat të angazhohen në luftimin e kësaj pandemie, ai i shkaktoi një dëm të madh Kosovës, duke shkaktuar edhe një kaos politik me shkeljen e marrëveshjes politike për qeverisje mes dy partnerëve LVV – LDK, duke mos u konsultuar e shkarkoj ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, e rrjedhimisht duke rrëzuar vetveten dhe gjithë qeverinë e tij.

Ky kryeministër është “axhami” politik, që nuk e ka vetëdijen dhe përgjegjësin e rëndësisë së institucioneve të shtetit e sidomos në këtë kohë, duke bërë veprime inatçore, të cilat i shkaktojnë dëme të mëdha Kosovës për një grusht votash. Këto dëme janë evidente në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët tashmë kanë ngrirë mbështetjen për Kosovën, falë paaftësisë të qëllimshme të Kurtit.

Në këtë kohë krize për Kosovën, na duhet durim në luftë me Coronavirusin, por na duhen gjithashtu institucione të përgjegjshme dhe stabile, të cilat janë aleate me ShBA-të dhe BE-në në sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen e afërt.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT