Donika është e bija e gjeneralit, Sylejman Selimi.

Ajo vazhdimisht e ekspozon jetën e saj në rrjetin social Instagram, aty ku ndiqet nga më shumë se 5 mijë ndjekës.

Në fotografitë dhe videot e publikuara shihet luksi i përditshëm në të cilin ajo jeton.

Donika nuk u ndahet veturave të shtrenjta, si kësaj BMW-je X5 M, vlera e të cilës në tregun e veturave sillet mbi 50 mijë euro.


Vajza e gjeneralit Selimi duket se i ka në “gjak” veturat e shtrenjta, shkruan “Front Online”.

Meqë pos BMW-së ajo shihet duke vozitë edhe vetura të markave tjera, që po ashtu njihen për luksoze, Audi e Mercedes.

Si veturat që iu grah, fort të kushtueshme i ka edhe dhuratat e gjësendet që i blen, e të cilat janë të brendeve të njohura.

Si duket është meraklike e atyre të firmës, Gucci & Balmain, shkruan “Front Online”.

Donika është shumë e dhënë edhe pas parfumeve të cilët i ka më bollëk, shkruan “Front Online”.

Ato janë të firmave të ndryshme, Chanel, Armani, Dior, Dolce Gabanna & Prada, që në treg shitën me kosto të lartë.

3