Mënyra si jeton Vitali Klitschko: Sheh gruan dhe fëmijët disa herë në vit, pavarësisht se fiton miliona, ka veshur uniformën ushtarake

Vitali Klitschko, i cili me vëllanë e tij më të vogël po mbron Kievin nga sulmi rus, është i martuar që nga viti 1996 dhe ka tre fëmijë.

Wladimir Klitschko (45) është më i famshëm për publikun e gjerë se vëllai i tij pesë vjet më i madh, Vitali, sepse, përveç karrierës së tij të lakmueshme, ai tërhoqi vëmendjen edhe me lidhjen e tij me aktoren hollivudiane Hayden Panetiere (32).

Megjithatë, Vitali (50) sigurisht që ka një rëndësi më të madhe për popullin ukrainas, sepse ai është kryebashkiak i Kievit që nga viti 2014, ndërsa filloi të merret me politikë para 10 vjetësh, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka një karrierë të lakmueshme boksi në të cilën ia kaloi vëllait të tij dhe nga 47 ndeshje i fitoi 45 prej tyre dhe nuk është nokautuar asnjëherë. Përveç kësaj, ai mori nofkën “Dr. grushti i hekurt”.

Ndërsa vëllai i tij i vogël ende nuk është qetësuar dhe ka pas një divorc dhe një marrëdhënie të turbullt me aktoren nga e cila ka një vajzë, Vitali është i martuar që nga viti 1996 me këngëtaren tre vjet më të vogël, Natalia Egorova.

Natalia dikur merrej me modeling dhe atletikë, dhe çifti ka një vajzë Elizabeth (19) dhe djemtë Max (16) dhe Yegor (21).

Natalija ka një profil në Instagram që ndjekin më shumë se 4.800 njerëz dhe nuk ndan foto të bashkëshortit apo fëmijëve të tyre. Mediat e huaja kanë shkruar vazhdimisht se çifti po divorcohet pasi e kanë të vështirë ta mbajnë martesën në distancë.

Vitali jeton në Kiev ajo qëndron në Gjermani dhe është duke u marrë me karrierë muzikore, por i është përkushtuar edhe punëve të bamirësisë, fokusi i të cilave është te fëmijët.

“Nëse divorcohemi, do t’ju njoftoj. Natalia është e angazhuar në muzikë dhe më pëlqen stili i saj”, ka thënë njëherë ish-boksieri, në intervistë me Dimitrije Gordon.

Ai theksoi se duhet të ketë mirëkuptim mes njerëzve kur ata janë të përkushtuar në karrierën e tyre, sepse për të qenë të suksesshëm në diçka duhet të jetë në radhë të parë. “Unë njoh jetën e shumë yjeve. Ata e kalojnë jetën në fluturime avioni, koncerte, duke fituar shumë para, por nuk kanë jetën e tyre private. Është punë e vështirë”, ka thënë Vitali.

Ai ka pranuar se harron përvjetorin e martesës dhe se ai dhe bashkëshortja e tij Natalia takohen disa herë në vit, por edhe se janë të lidhur në një lartësi më të rëndësishme shpirtërore.

Vitali foli edhe për fëmijët që janë gjithashtu larg tij. Djali i vogël, Max, ndjek shkollën në Britaninë e Madhe, ndërsa vajza e tij, Elizabeth, studion për psikologji në Holandë. Yegor më i vjetër përfundoi studimet universitare për menaxhim biznesi dhe u regjistrua në studime pasuniversitare.

Ish-boksieri thotë se u ka shpjeguar fëmijëve se duhet të kufizojnë përdorimin e rrjeteve sociale, të kenë kujdes se çfarë ndajnë dhe të përdorin pseudonime për shkak të punës që bën.

Vitali dhe vëllai i tij Wladimir u bashkuan me ushtrinë ukrainase dhe po mbrojnë Kievin nga ushtria ruse.

Vëllezërit Klitschko janë milionerë dhe mund të largoheshin nga Ukraina dhe të bënin një jetë të qetë dhe të shijonin luksin, por ata mbetën për të mbrojtur atdheun e tyre. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT