Mënyra që ta ruani shëndetin e trurit tuaj

Truri i përqendruar ju nevojitet për aktivitete të shumta që duhet t’i kryeni gjatë ditës dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme për të mbajtur atë të shëndetshëm. Si? Shkencëtarët kanë filluar të gjejnë mënyra për të bërë atë. Studimet e fundit kanë zbuluar shumë gjëra që mund t’i aplikoni.

– Ushqimi i shëndetshëm: Minjtë eksperimentalë ishin shumë më të ngadaltë nga dalja prej labirintit, kur kanë ngrënë ushqime që përmbajnë nivele të larta të sheqerit. Por, kur ushqimit i janë shtuar acide yndyrore omega-3, efektet e sheqerit janë anuluar.

– Sfidat: Sfidat e vazhdueshme mentale ju detyrojnë që të mendoni. Përfitoni nga këto mundësi. Kur lidhjet midis neuroneve forcohen, bëhen më të lehta për t’u përdorur.

– Lexoni lajmet: Ju pëlqen që të jeni në hap me zhvillimet e fundit? Nëse burimi juaj kryesor i informacionit është televizioni, atëherë neglizhoni një pjesë të trurit, e cila është përgjegjëse për lexim. Kur lexoni, zhvilloni përqendrimin, i cili është vendimtar për plakje të shëndetshme të trurit.

– Refuzoni depresionin: Çrregullimi i disponimit mund të lindë si rezultat i çekuilibrit kimik në tru. Nëse nuk jeni më të interesuar në gjëra që më herët i keni dashur, pyesni dikë që ju njeh mirë nëse ka vërejtur ndryshimet. Nëse po, vizitoni mjekun, pasi humbja e interesit në gjërat që i keni dashur më parë është shenja kryesore e depresionit klinik. A ka ndonjë ilaç shtëpiak? Ushtroni, ajo do të ndihmojë për të rivendosur ekuilibrin kimik në tru.

– Hulumtoni nëse zvogëlimi i kujtesës është normal për moshën tuaj: Hipokampusi, një pjesë e trurit përgjegjëse për kujtesën, plaket më shpejt se pjesët e tjera të trurit. Krahaso kujtesën tuaj me kujtesën e njerëzve të tjerë, të cilët janë në moshën tuaj. Nëse nuk e mbani mend se ku keni parkuar veturën, kjo mund të përbëjë problem, shkruan Zëri.

– Lëvizni për të pasur memorie më të mirë: Një studim nga viti 2011 zbuloi se striatumi, pjesa e trurit e cila besohet se menaxhon memorien, është më e lartë tek basketbollistët sesa tek ata që nuk janë të angazhuar në ndonjë aktivitet. Aplikimi i rregullt i gjimnastikës për një vit, mund të rrisë hipokampusin për 2 për qind.

– Konsumoni kafe: Mos anashkaloni kafen, kafeina përforcon kujtesën dhe përmirëson vëmendjen. Konsumoni një filxhanë me kafe, rreth 30 minuta para se të keni nevojë për të përmirësuar përqendrimin. Efekti mund të zgjasë deri në 6 orë, por studiuesit sugjerojnë se doza më të larta (4-5 filxhanë në ditë) mund të dobësojnë aftësitë njohëse.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT