Memli Krasniqi: Pres që Vlora Çitaku të jetë ndër shtyllat kryesore të vizionit tonë të ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka folur rreth platformës së tij udhëheqëse në këtë subjekt, ndërsa zbuloi sot se më së largu deri më 17 gusht, do të kenë të gatshëm edhe kandidatët për kryetarë komunash, për Zgjedhjet Lokale të cilat pritet të mbahen këtë vit në vend.

Në adresimin e tij të parë për gazetarë, veç tjerash Memli Krasniqi foli edhe për ekzekutivin e ri të partisë që ky tashmë drejton, duke thënë se do të ndodhë brenda këtij muaji, njofton Klan Kosova.

Derisa pyetur nëse pjesë e stafit të tij do të jetë pjesë edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, Memli Krasniqi nuk la dilema.

”Pa dyshim”.

”Se Vlora Çitaku është një nga bashkëpunëtorët e mia të hershme, të para. Përveç që ne njihemi shumë para angazhimit tonë politik, edhe fakti që kemi edhe respekt të ndërsjell të jashtëzakonshëm, ne kemi rrugëtuar politikisht bashkë për shumë vite dhe kemi pasur fati të marrim përgjegjësi institucionale pothuajse në kohën e njëjtë”.

”Krejt rrugëtimin tonë politk e kemi të përafërt dhe shumë bashkëpunues”.

”Shpresoj shumë dhe pres që Vlora [Çitaku] të jetë ndër shtyllat kryesore të vizionit tonë të ri dhe kapitullit tonë të ri politik që do ta ndërtojmë bashkërisht me Vlorën dhe shumë të tjerë në fazën e ardhshme”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT