Meliza Haradinaj-Stublla e quan gënjeshtër të pastër deklaratën e Besnik Tahirit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri, ka thënë se për shkaqe të pandemisë nuk kanë mundur të jenë në Jerusalem në përurimin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ai ka thënë se ishte paraparë vizita e ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla më 15 mars në Jerusalem, por ajo dha dorëheqje nga posti dhe nga AAK-ja, për shkak të pretendimeve që u ngritën për manipulim me vota.

Por ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka reaguar pas deklaratës së Tahirit, duke e quajtur të pavërtetë.

Ish-ministrja ka shkruar se e vërteta është që nuk kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik.

“Është gënjeshtër e pastër deklarata e dhënë sot nga salla e konferencave në MPJD se kinse për shkak të pandemisë nuk paska qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim. E vërteta është që NUK kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror. Kaq për tash.”, ka shkruar ajo në Facebook.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT