Meizu shënon rekord shitje në janar

Kompania kineze “Meizu” ka shënuar një rekord të shitjeve të telefonave të mençur gjatë muajit janar. Hiq më pak se 1.5 milion telefona të tillë janë shit nga kjo kompani, këtë lajm e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i kompanisë Jack Wong.
Kjo kompani prodhon telefona me cilësi shumë të lartë, si dhe telefona mesatar dhe me çmim të arsyeshëm.
 Derisa sa në muajin dhjetor ka pas një shitje prej 1 milion pajisje në muaj, gjatë muajit janar produktet e shitjes së kësaj kompanie janë rrit për 50 %, duke shkuar kështu në 1.5 milion. Me këtë ritëm të cilën po ec kjo kompani besohet se do të shënon suksese edhe më të mëdha gjatë këtij viti.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT