Meghan dhe Harry bashkohen me William dhe Kate pas dy vjetësh, por nuk komunikojnë

Princi William, Kate Middleton, Princi Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve gjatë ditës së sotme, por nuk u ulën e as nuk u panë pranë njëri-tjetrit.

Kate dhe William u ulën në anën e djathtë të Katedrales së Shën Palit pas mbërritjes. Ata zunë të njëjtin vend si Princesha Anne, Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles.

Ndërsa Meghan dhe Harry u ulën me Princeshën Eugenie, Princeshën Beatrice dhe bashkëshortët e tyre përkatës, Jack Brooksbank dhe Edoardo Mapelli Mozzi.

Dy çiftet mbërritën veçmas dhe nuk u panë në asnjë moment të ndërvepronin me njëri-tjetrin. Burime nga pallati i thanë Page Six të enjten se dy vëllezërit nuk kanë plane të kalojnë kohë bashkë ndërsa festojnë Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Për momentin, nuk duket e mundshme që Harry dhe Meghan të takohen veçmas me William dhe Kate gjatë festimeve të jubileut”, tha burimi.

Paraqitja e fundit e përbashkët publike e katërshes ishte në Westminster Abbey për Shërbimin e Commonwealth në mars 2020, tre muaj pasi Harry dhe Markle njoftuan planet e tyre për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT