Megaaksion kundër korrupsionit, arrestohen 59 policë

Nën dyshimet për “Korrupsion” dhe “Marrje ryshfeti” Inspektorati Policor i Kosovës gjatë ditës së hënë ka arrestuar një grup prej 59 policëve, të cilët pretendohet të kenë kryer vepra penale që ndërlidhën me “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Arrestimi i këtij

rrjeti të policëve ka ardhur pas hetimeve të zhvilluara nga Inspektorati i Policisë dhe Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe asaj të Prizrenit, ku dyshohen se në cilësinë e personave zyrtarë të njësive rajonale të trafikut kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke marrë ryshfet nga ana e qytetarëve.

Ndërkaq, cak i këtyre arrestimeve kanë qenë zyrtarët policorë të njësive rajonale të trafikut nga komuna e Prizrenit, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut, si Njësit për Kontrollin e Autostradave me ç’rast pas hetimeve të zhvilluara në pranga janë vënë 59 zyrtarë të Policisë së Kosovës.