Mediat spanjolle: Vidal lojtar i Realit

Mediat spanjolle: Vidal lojtar i Realit

“Telenovela” e Vidalit nuk ka fund. Pak ditë më parë, mesfushori i Kilit është “zyrtarizuar” tek Arsenali, por duket se aludimet mediatike kanë qenë false.

Sipas medias spanjolle “Sport”, Vidal ka arritur një marrëveshje me Real Madridin, i cili i ka ofruar lojtarit të Juventusit një kontratë 5-vjeçare.

Duket se detajet e fundit do t’i përkasim marrëveshjes mes Juventusit dhe Realit për të biseduar rreth çmimit të kartonit të mesfushorit. “Zonja” kërkon 30 milionë euro, por “galaktikët” pretendojnë të shpenzojmë më pak.

Gjithsesi një gjë është e sigurt. Forcimi në mesfushë që ka kërkuar me insistim trajneri Benitez, duket se ka qenë Arturo Vidali.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT