Mediat spanjolle dhe italiane për eliminimin e Realit dhe triumfin e Juves

 

E përditshmja spanjolle e afërt me Real Madridin, ka ardhur me një titull të “nxehtë” për eliminimin e madrilenëve nga Liga e Kampionëve.

Real Madridi që është në kampion në fuqi në këtë garë, u eliminua nga Juventusi në gjysmëfinale, duke e mbyllur një sezon pa asnjë trofe, pasi që edhe në La Liga, të qenit katër pikë larg Barcelonës, gjasat janë të vogla për të shpresuar për titull.

“Debakli i Shekullit”, ishte titulli i gazetës Marca për sot.

E përditshmja katalunase ndjen keqardhje që në Berlinë nuk do të luhet El Clasico.

 

Në anën tjetër gazetat italiane I quajnë heronjë lojtarët e Juventusit, të cilët pas 12 vitesh janë në finale të Ligës së Kampionëve.

Titujtë e ballinave:

Marca: “Debakli i Shekullit”

AS: “Morata duhej të qëndronte”

La Gazzetta dello Sport: “Fiesta! Barazim heroik me Realin dhe finalen e tetë përball Messit”

Il Corriere dello Sport: “Heronjët! Një Juventus gjigant”

Tuttosport: “Po, Juve, po fantastike, Madrid 1-1”

La Repubblica: “Fitore në Madrid”

Corriere della Sera: “Juve përmbush ëndrrën e tij. Vendimtarja do të jetë kundër Messi”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT