Mediat serbe zbulojë vrasësin e Ivanoviqit, kush e porositi dhe shumën e parave që u dhanë

Mediat serbe zbulojë vrasësin e Ivanoviqit, kush e porositi dhe shumën e parave që u dhanë.

Mediat serbe raportojnë se Oliver Ivanoviqi është vrarë me urdhër të Zvonko Veselinoviqit i mbështetur nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, të dy këta në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit, raporton Gazeta Express.

Boban Bogdanoviq mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviq Puki, anëtar i klanit të Veljko Belivuk, i ka thënë organizatës KRIK (Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsioni) në Serbi se Oliver Ivanoviqi politikani nga Mitrovica e Veriut është vrarë nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe vrasja është urdhëruar nga biznesmeni Zvonko Veselinoviq, shkruan N1.

Bogdanoviq i ka thënë KRIK-ut se shoku i tij, Aleksandar Gligorijeviq i ka treguar atij të vërtetën për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.Sipas Bogdanoviqit, më 7 mars 2020 në një ndeshje sportive, Gligorijeviq i ka treguar se kush kanë qenë organizatorët dhe kush është vrasësi i Ivanoviqit.

Sipas tij, Oliver Ivanoviq është vrarë nga Ljubomir Lainoviq, i biri i njërit nga njerëzit më të rrezikshëm në Novi Sad, Branislav Lainoviq Dugi.

“Ai e ka kryer atë vrasje. Njeriu që e ka organizuar arritjen e tij në Kosovë që e ka përgatitur logjistikën e vrasjes së Ivanoviqit është Milan Radoiciç. Njeriu që e ka organizuar vrasjen është Zvonko Veselinoviq. Kjo është çfarë më ka thënë Aleksandar Gligorijeviq”, ka thënë Bogdanoviq për KRIK.

Sipas tij, për ta kryer vrasjen e Ivanoviqit janë dhënë 50 mijë euro nga Veljko Belivuk për Branislav Lainoviq.Aleksandar Gligorijevic Puki u vra në vitin 2020 nga duart e ish-bashkëpunëtorëve të tij – ai u vra nga Belivuk dhe anëtarët e klanit në një shtëpi në Ritopek, dhe trupi i tij ishte therur dhe fjala “tradhti” i ishte gdhendur në shpinë sepse e morën vesh që ai u kthye kundër tyre, kujton KRIK.

Bogdanoviç foli gjithashtu për KRIK për lidhjet e Gligorijevic me Partinë Progresive Serbe të Aleksander Vuçiqit dhe detaje të tjera nga krimi dhe sporti.Oliver Ivanoviq u vra në janar të vitit 2018 para zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT