Mediat e afërta me pushtetin në Serbi vazhdojnë raportimet në të cilat pretendohet se shtete të ndryshme po tërheqin njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kështu sot ka raportuar “Blici’ serb, duke shkruar se Republika e Naurus ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, pa e dokumentuar një gjë të tillë.

Shteti i Naurus ka qenë një prej të parëve që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Nauru gjendet në Oqeani dhe ka një hapësirë vetëm prej 21 kilometrave katrorë.

Në faqen e MPJ-së figuron se Nauru ka njohur Kosovën shtet më 23 prill të vitit 2008./Express/