Mediat Serbe: Përdhoset pllaka përkujtimore serbe në Lipjan, shqiptarët e bëjnë për “Hakmarrje”

Plaka Përkujtimore e të vrarëve në serbë në Grackën e Vjetër është dëmtuar nga persona të panjohur dhe në të shkruhej “Hakmarrje”.

Këtë e ka thënë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic, transmeton lajmi.net.

Jevtic për agjencinë e lajmeve ‘Beta’ ka thënë se policia është duke hetuar rastin dhe se ai do të vizitojë sot gjatë ditës Grackën e Vjetër.

Dy ditë para përvjetorit  të të rënëve serb,presidenti, Hashim Thaçi ka vendos lule në pllakën përkujtimore, i cili tha se krimet e tilla nuk duhet të mbeten pa u pandëshkuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT