Mediat greke: SHBA-të kanë një plan për ta destabilizuar Maqedoninë

Zhvillimet në Maqedoni kanë ngritur shqetësime të mëdha edhe në vendin fqinj, Greqinë. Mediet greke shkruajnë se janë agjencitë sekrete të huaja ato që kanë dorë në destabilizimin e Maqedonisë.

Sipas tyre, Perëndimi dhe disa grupe opozitare në Maqedoni po kërkojnë që të krijojnë një revolucion brenda shtetit sllav.

Gazeta “Contranews”, shkruan se Moska po e monitoron nga afër situatën në Maqedoni dhe nuk do të lejojë që “terroristët” nga Kosova ta destabilizojnë vendin.

“SHBA-të kanë një plan për ta destabilizuar Maqedoninë. Shkupi zyrtar reagoi i qetë dhe në mënyrë profesionale për të ndaluar terroristët shqiptarë që ta destabilizonin vendin”, shkruan gazeta greke.

Sipas saj, amerikanët po përdorin terroristët shqiptarë për të krijuar një revolucion brenda Maqedonisë, të ngjashëm sipas gazetës, me kryengritjet në Libi, Siri dhe Ukrainë. Gjithçka sipas tyre bëhet prej gazsjellësit që do të kalojë në Ballkan.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT