Mediat e Venezuelës e lidhin figurën e Pacollit me afera korruptive, vjen reagimi i këshilltarit të tij

Për raportimet e mediave në Venezuelë që e lidhin biznesmenin shqiptar dhe ish-Presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli me afera të mëdha korruptive që kanë ndikuar edhe në aparatin e lartë diplomatik të Venezuelës, ka reaguar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, raportimet e tilla Zyberaj i ka quajtur sulme të pista politike, duke paralajmëruar se lajmet e tilla do të luftohen me mjete ligjore.
Lexo Edhe:
Një burrë 35-vjeçar shpjegon: “Është si të më heqin stomakun”
Nuredin Lushtaku flet nga Stacioni i Policisë: Telashja ka ndodhë, s’kemi …

“Ato lajme dhe raportime do të luftohen me mjete ligjore dhe ata që qëndrojnë pas kësaj fushate të pistë do të përballen me drejtësinë, në Shqipëri apo në Perëndim”, shkruan ai në FB, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT