Mediat e Beogradit: Sot në Bruksel përballen Marko Gjuriqi dhe Skënder Hyseni

Mediat e Beogradit: Sot në Bruksel përballen Marko Gjuriqi dhe Skënder Hyseni

Ekipet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot dhe nesër në Bruksel për të vazhduar dialogun.

Mediat serbe shkruajnë se Marko Gjuriq i cili është drejtor i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë do të jetë udhëheqës i palës serbe.

“Delegacioni i Beogradit do të udhëhiqet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Serbi. Në Bruksel do të diskutohet në nivelin e ekspertëve për temat që janë diskutuar javën e kaluar nga kryeministri Hoti dhe Presidenti Vuçiq”, shkruan Blic, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka ndonjë nga pala kosovare, por është raportuar se Qeverinë e Kosovës në këtë takim do ta përfaqësojë koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni.

Së bashku me Skender Hysenin në takimin e sotëm në nivelin e ekspertëve do të jenë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe Ibrahim Makolli.

Temat që pritet të diskutohen do të jenë të pagjeturit dhe ekonomia./Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT