Mediat e afërta me Vuçiqin e konfirmojnë: Helikopterët Mi-35 fluturuan mbi Kosovë(VIDEO)

Gazeta e njohur serbe, “Novosti”, ka raportuar për futjen e helikopterëve serbë brenda territori të Republikës së Kosovës. “SPRSKI HELIKOPTERI NADLEĆU JARINJE: Okupljeni Srbi pozdravili “leteće tvrđave”, ishte tituli i këtij mediumi, të afërt me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Novosti” shkruan se këto janë avionë “Mi-35”, të njohur më mirë si “karrocat e djallit” ose “kështjella fluturuese”, helikopterë modernë të prodhuesit rus.