Mediat e afërta me pushtetin në Serbi: Tankset janë nisur drejtë Jarinjes

Mediat e afërta me pushtetin në Serbi kanë publikuar disa foto ku shihen disa tankse. Gjithmonë sipas këtyre mediave të lidhura me pushtetin atje, të njëjtat janë nisur në drejtim të kufirit me Kosovën.

B92 shkruan se bëhet fjalë për tankse të llojit T-72 MS të cilat janë nisur nga baza ushtarake në Rashkë.

Tankset e tilla mediumi serb shkruan se janë donacion nga Rusia.

Gjatë ditës së sotme në afërsi të kufirit janë parë tek fluturojnë edhe aeroplanë ushtarakë.