Mediat daneze: Kosova e ka problem, ja ndaj cila shteteve s’mund të luajë

Mediat daneze kanë shkruajtur për pranimin e Kosovës në FIFA.

Kongresi i 66-të i FIFA-s ka marrë vëmendjen e gjithë Evropës.

Kështu, mediumi më i madh danez, EkstraBladet, ka shkruar se rasti i Kosovës bashk me atë të Gjibrlatarit janë sfidë për FIFA-n.

Por, e vlerëson rastin e Kosovës si më delikat, edhe në rast të pranimit, për shkak të mos njohjes nga Serbia.

Gjithnjë sipas mediumit danez, shkruan Telegrafi, FIFA ka lënë dy grupe me nga një vend bosh për Gjibraltarin dhe Kosovën që të kyçen në kualifikime pas pranimit.

Por, sipas Ekstrabladet, Kosova do ta ketë problem futjen në grupin e fundit aty ku gjendet edhe Kroacia, pasi që FIFA beson se Kosova nuk duhet të luajë ndaj vendet ballkanase.

Po ashtu, kërkohet që të shmanget një grup ku gjendet Bosnja dhe Hercegovina, në mënyrë që të shmanget ndonjë konflikt ndër-ballkanik.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë, por së pari duhet që të pranohet Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT