Media italiane: Shqipëria pret fitoren në tavolinë

 

Vendimi i 17 prillit për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri ka tërhequr vëmëndjen jo vetëm të mediave shqipfolëse dhe atyre serbe, por edhe të mediave në Itali.
Portali Calciomercato ka publikuar një lajm ku citohet njoftimi i sotëm i Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Me anë të një komunikate zyrtare FSHF ka bërë të ditur se më 17 prill KAS-i do të vendosë në lidhje me ndeshjen kundër Serbisë. Shpresat e një vendimi pozitiv lindin pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen Mali i Zi-Rusi, që për nga dinamika ka qënë e ngjashme, por ka patur gjykim të dyanshëm”, lexohet në portalin italian.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT