Një hap pozitiv në drejtim të mposhtjes së stresit është ushqimi i duhur. Me ushqimet e duhura do të keni forcën për një ditë të re dhe situatat stresuese. Pijet mund gjithashtu të ndikojnë negativisht në organizëm, kurse presioni shtesë krijohet nga kafeina dhe alkooli, prandaj zgjidhni çaj ose ujë dhe lëngje natyrale. Kurrë mos anashkaloni mëngjesin!
Biskota integrale, disa fruta me kos, janë të përsosura për mëngjes. Vlerat ushqyese ju japin energji për të përballuar situatat stresuese. Pasi ktheheni i lodhur nga një ditë e vështirë në punë, e tëra që ju vjen në mendje është ushqimi i shpejtë.
Ndrysho zakonin dhe në vend të hamburgerit, konsumoni salmon të pjekur në vaj ulliri dhe bëni një pjatë të shijshme me anë të perimeve dhe patateve. Është e sigurt se në fund do të ndiheni shumë më mirë.
Me ushqim të duhur mposhteni stresin
- Advertisement -