Më shumë se 720 njerëz vdiqën në Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit

Më shumë se 720 njerëz janë vrarë në Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit që ishin të pushtuara nga trupat ruse dhe më shumë se 200 konsiderohen të zhdukur, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Në Bucha, kryebashkiaku Anatoliy Fedoruk tha se 403 trupa ishin gjetur dhe numri mund të rritet, transmeton Klankosova.tv.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se po shqyrton gjithashtu ngjarjet në rrethin Brovary, i cili shtrihet në verilindje. Trupat e gjashtë civilëve u gjetën me plagë me armë zjarri në një bodrum në fshatin Shevchenkove dhe forcat ruse besohet të jenë përgjegjëse.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT